Ish-kryministri Sali Berisha, “premtoi” se me të ardhur në pushtet, do të bëjë shkurtime në administratë, ashtu siç e la në vitin 2014.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të “Rithemelimit”, Berisha tha se administrata e mbi punësuar paguhet sot nga taksat e shqiptarëve.
Sali Berisha: Ku do i gjejmë fondet ne për ta nxjerrë këtë vend nga kriza. Qeveria është problemi, duke zbatuar këtë parim, lamë një administratë prej 93 mijë punonjësit, kjo administratë shushunjash ka 22000 mijë rrogtar, mbi supet dhe të ardhurat tuaja.
Ne nuk duam të shohim njerëz të varfër, por nga varfëria nuk dilet duke vendosur 5 vetë që pengojnë njëri tjetrin, administratë e vogël efiçente dhe do të jetë burim për të rritur rrogat dhe pensionet. Ne jemi themeluar si parti e pronës dhe e pronarëve. Kjo parti shndërroi 22 mijë shqiptarë në pronarë apartamentesh dhe mijëra fermerë pronarë të tokave. Gabimeve ka pasur por respektimi i pronës private ka qenë parim madhor i ynë. Këto vite janë voktuar ligje me standarte të 46, që lejojnë dorën mafioze të shtetit të konfiskojnë pronat. Të gjitha këto do të rregullohen, ju jap fjalën që do bëj gjithçka për rikthimin e pronave të tyre.
Ato do kompesohen me standartet e tregut. Kz do jetë qëndrimi ynë. Familja shqiptare është në stress të madh. Në vështirësi që se ka njohur kurrë më parë. Jeton me mallin e fëmijëve që i përcjellin në rrugët e botës nga moshat 15-vjeçare. Ne do të japim mbështetje për familjen. Familja shqiptare është dhe do mbetet votra e shoqërisë sonë. Ne u themeluam në vitin 90 si parti e interesit kombëtar, partia tjetër ishte e interesit jugosllav.
Top Channel