Një sasi prej 138 kg kanabis sativa u sekuestrua prej departamentit të anti-drogës së Epirit në aksin rrugor që lidh Janinën me Athinën në vendin e quajtur Amfiloqia.

Sipas policisë greke, autoritetet kishin informacion për transportin e lëndës narkotike. Një patrullë e saj ndaloi në fillim shtetasin shqiptar i cili po ecte me një motoçikletë përpara fugonit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Pak minuta më vonë një tjetër patrullë tentoi të ndalojë shtetasin grek i cili mbante në fugon lëndën narkotike, por ky i fundit u largua me shpejtësi dhe pak kilometra me tej braktisi automjetin dhe u largua me vrap.

Pas disa orësh kërkim, u bë i mundur edhe ndalimi i tij.

Gjatë marrjes në pyetje, dy të ndaluarit thanë se lëndën narkotike e kishin ngarkuar në kufirin  shqiptaro-grek dhe do ta dorëzonin tek anëtarët e tjetër të organizatës kriminale në të cilën bëjnë pjesë.

Ata deklaruan se do të paguheshin vetëm për transportin e drogës dhe nuk kishin asnjë lidhje me tregtimin e saj në piacën e narkotikëve të Athinës.

Gjykata vendosi ti lërë në burg pa afat, ndërsa hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj linje trafiku do të kryhen prej anti drogës së Epirit

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA