E rëndë në Kretë/ Përmbytet varka me emigrantë, 20 viktima dhe 2 të zhdukur, autoritetet shpëtojnë 133 të tjerë 09/11 08:50
Kryetari i bashkisë së Mariupol, Vadym Boichenko tha se më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimet ruse që goditën objektin e improvizuar si spital brenda kompleksit të rrethuar të çelikut Azovstal .
“Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin, dhe kjo është shenjë e një krimi lufte, sepse numri i të plagosurve më parë ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, tha Boichenko.
Bombardimet në fabrikën e çelikut kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa evakuimi i civilëve ka qenë i pamundur.
Top Channel