Evakuohen nga Ukraina rreth 80 të mbijetuar të Holokaustit

29/04/2022 16:24

Një operacion po zhvillohet për evakuimin e të mbijetuarve të Holokaustit nga Ukraina teksa lufta  ka hyrë në javën e nëntë.

Gjithsej 78 të mbijetuar të Holokaustit po kërkojnë strehim në Gjermani pas një konference ku u  organizuan misione shpëtimi për më të moshuarit dhe më të brishtët në vendin e shkatërruar nga lufta.

Ndër ata që janë shpëtuar është Galina Ploschenko, 90 vjeç, e cila udhëtoi për tre ditë nga vendlindja e saj në Dnipro në një qendër të kujdesit për të moshuarit në Hanover, Gjermani.

“Ata më thanë se Gjermania ishte alternativa ime më e mire dhe u thashë shpresoj se keni të drejtë”, tha ajo për Neë York Times.

Ploschenko tregoi se si ishte bllokuar në shtratin e saj në një qendër rehabilitimi në Dnipro kur sulmet e artilerisë goditën qytetin juglindor.

Top Channel