Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht drejt Zvicrës, pasi vendi njofton se ka hequr të gjitha masat anti Covid.
Kështu, shtetasit shqiptarët që shkojnë në Zvicër nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të Covid 19 apo një pasaportë vaksinimi në kufi.
Ministria e Jashtme njofton se vendimi hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.
Me lehtësimin e situatës epidemiologjike në Shqipëri dhe Europë, shumë shtete kanë marrë vendimin për të lehtësuar masat kufizuese. Edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë njoftoi se masat anti Covid nuk janë më të detyrueshme, as në ambientet e mbyllura, ndërkohë që në kufi nuk do të kërkohet testi apo pasaporta e vaksinimit, duke i dhënë mundësi kështu turizmit të marrë frymë lirisht këtë sezon.
Top Channel