Politikani Lisandër Hoxha thotë se deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër ambasadores Yuri Kim janë qëndrim i tij persona.
Akuzat e Berishës, nuk përfaqësojnë qëndrimin e PD-së për këtë çështje, thotë mbështetësi i Foltores në “Top Story”.
“Berisha ka barë deklarata të tij personale dhe jo në emër të PD-së. Unë nuk e di fare ça është ky peticioni, as nuk e di ku gjendet. Nuk është një nismë e Partisë Demokratike”.
Një peticion kundër ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim është shpërndarë në rrjetet sociale.
Në nismën ““Enough is enough” (“Mjaft është mjaft”), i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit, që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë, sidomos në politikën e brendshme të Partisë Demokratike, ku Kim është shprehur shpesh kundër Sali Berishës, i shpallur ‘non grata’ nga DASH.
Top Channel