”Lufta në Ukrainë mund të zgjasë 10 vjet”, Britania: Putin, më keq se Bashkimi Sovjetik! 

28/04/2022 12:20

Sekretarja e jashtme britanike, Lizz Truss beson se lufta ne Ukrainë mund të zgjasë deri në dhjetë vjet.

Shefja e diplomacisë së Mbretërisë së Bashkuar u tha në fjalimin e saj të politikës së jashtme aleatëve perëndimorë se Rusia e Vladimir Putin është më pak e besueshme edhe se ish-Bashkimi Sovjetik.

Udhëheqësi rus është një ‘operator mashtrues i dëshpëruar’ që nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij, ishte komenti i Truss. Zyrtarët qeveritarë janë të shqetësuar se Putini mund të nisë sulme ndaj Moldavisë ose Gjeorgjisë nëse i lejohet të mbajë territorin ukrainas, duke e zvarritur konfliktin për disa vije në vijim. Kryediplomatja britanike paralajmëroi nëse ai “ia del të arrijë atë që synon,  do të ketë një mjerim të mëtejshëm të rrëfyer në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në mbarë globin”.

Liz Truss: Lufta në Ukrainë është lufta jonë, është lufta e të gjithëve, sepse fitorja e Ukrainës është e një rëndësie strategjike për të gjithë ne. Armë të rënda, tanke, avionë, duhet të gërrmojmë thellë në inventarët tanë, të shtojmë prodhimin, Duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku.

Britania dhe aleatët, vazhdoi më tej, duhet ‘të vazhdojnë të ecin më tej dhe më shpejt për ta nxjerrë Rusinë nga e gjithë Ukraina’. Në një tregues të qartë se beteja në këtë vend mund të zvarritet, ajo theksoi se “ne duhet të jemi të përgatitur për një luftë afatgjatë’.

Parashikimi tronditës erdhi pasi kostoja njerëzore e luftës doli edhe më shumë në pah nga funeral tronditës i një gruaje të re në Ukrainë, Valeria, vajzës së 6 muajshe Kira, dhe nënës të saj, Lyudmila. Ato u vranë nga një sulm me raketa mbi banesën e tyre, në Odessa. Bashkëshorti, Yuri Glodan ishte i dërrmuar nga dhimbja në ceremoninë e varrimit.

Truss inisistoi që  Rusisë të mos i jepet asnjë pëllëmbë territory ukrainas në bisedimet  paqes. Ajo argumentoi se kriza në Ukrainë duhet të jetë katalizatori për një rishikim të qasjes së Perëndimit ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Top Channel