Kremlini “godet” sërish: Kërkesa e Ukrainës për armë kërcënon sigurinë e Europës

28/04/2022 14:26

Kërkesa e Ukrainës për armë nga Perëndimi përbën një kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian, tha një zëdhënës i Kremlinit.

Në vetvete, tendenca për të kërkuar armë, përfshirë armë të rënda, në Ukrainë dhe vende të tjera janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë paqëndrueshmëri”, tha sot Dmitry Peskov.

“Kërcënimi” i tij erdhi si përgjigje ndaj Liz Truss, e cila tha dje se vendet që kundërshtojnë pushtimin rus duhet të dyfishojnë mbështetjen dhe të vazhdojnë furnizimin me armë qiellore, tanke dhe aeroplanë për Ukrainën.

Moska ka akuzuar aleatët perëndimorë se po zhvillojnë një luftë kundër Rusisë, duke dërguar armë në Ukrainë.

Top Channel