Më shumë se dy muaj kanë kaluar nga momenti kur Vladimir Putin shokoi botën me dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ajo që po ndodh atje, deri përpara disa kohësh konsiderohej e paimagjinueshme në perëndim, shkruajnë disa media britanike. Ato përcjellin mes rreshtash frikën se kërcënimi i Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore, nuk është thjesht një bllof.

Liderët perëndimorë mendojnë se presidenti rus po e përdor gogolin atomik për të frikësuar NATO-n, për ta detyruar të mos dërgojë më armë vdekjeprurëse në Ukrainë. Pak kohë më parë, edhe shefi i CIA-s

William J. Burns nuk e mohoi rrezikun që Vladimir Putin të përdorë armët nukleare i shtyrë nga dëshpërimi i disfatës, edhe pse sic tha ai, nuk sheh asnjë provë praktike që të tregojë se Kremlinit po e konsderon vërtët një lëvizje të tillë. Putin paralajmëroi një ditë më parë për hakmarrje të shpejtë nëse shtetet e huaja ndërhyjnë në Ukrainë. Rusia u ka thënë Shteteve të Bashkuara që të mos dërgojnë armë në Ukrainë, duke thënë se armët që po dërgon Perëndimi janë duke nxitur konfliktin.

Duke folur para ligjvënësve në Shën Petersburg, Putin ka thënë se Perëndimi dëshiron të ndajë Rusinë në copëza të vogla dhe ka akuzuar atë se po e shtyn Ukrainën në konflikt me Rusinë.

“Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar, dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe”, tha ai, duke shtuar : Ne nuk kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”.

Top Channel