Momenti kur francezët gjuajnë me domate Macronin, në daljen e parë pas rizgjedhjes si President i vendit

27/04/2022 19:14

Presidenti i rizgjedhur francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në tregun e Cergy, ishte shënjestër e goditjeve me domate, por nuk u qëllua drejtpërdrejt.

Ishte dalja e parë e Macron mes njerëzve pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit dhe teksa po fliste me banorët që erdhën për ta përshëndetur, një domate fluturoi drejt tij. Megjithatë, ajo nuk e goditi, por përfundoi në xhaketën e truprojës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë shëtitjes në prefekturën e Val-d’Oise dhe vizita në Pallatin Elysee u njoftua vetëm mëngjesin e së mërkurës.

Top Channel