Mbretëria e Bashkuar ka dërguar mbi 5000 raketa antitank në Ukrainë, që nga fillimi i luftës

27/04/2022 18:58

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë dërguar më shumë se 5 mijë raketa anti-tank dhe 1360 municione anti-strukturore.

Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu 4.5 ton eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në Ukrainë.

Përveç dërgesave të deritanishme Britania ka deklaruar se do të vazhdojë me ndihma kundrejt Ukrainës për sa kohë që lufta do të jetë aktive.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të Presidentit Putin”.- tha Ministri i Mbrojtjes.

 

Top Channel