Lot dhe shkatërrime/ Pamje nga Ukraina në një ditë lufte dhe bombardimesh

27/04/2022 22:31

Sulmet ruse vijojnë prej dy muajsh në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Në një nga foto tregohet spitali i shkatërruar nga bombardimet në një zonë të Ukrainës. Spitali ishte i mbushur me pacientë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për shpëtimin e tyre.

Shtëpia e Kulturës u shkatërrua nga forcat  ruse në qytetin e Irpinit.

Në lot 59 vjeçari, Mykola Nahornyi u rikthye në shtëpinë e tij të shkatërruar nga bombardimet ruse, për të rimarrë atë që ka mbetur nga gjërat e tij në Kolychivka, në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës.

Një funeral u mbajt ditën e sotme për ushtarët ukrainas  të cilët kanë humbur jetën në luftë, ku morën pjesë shumë qytetarë.

Ajo që duket më shpresëdhënëse është një protestë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, e cila kishte si qëllim mbështetjen e ushtarëve dhe civilëve që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin juglindor të Mariupolit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel