Ukraina fillon shembjen e monumentit të ‘miqësisë me Rusinë’ në Kiev

26/04/2022 16:43

Në Kiev ka nisur puna për çmontimin e  monumentit të miqësisë “ruso-ukrainase”. Për 40 vite, ky monument ka qëndruar në një kodër me pamje nga Kievi.

Monumenti i madh pranë lumit Dnieper u ngrit në vitin 1982 për të përkujtuar ribashkimin e Ukrainës dhe Rusisë.

Tetë metra e lartë dhe e gdhendur në bronz, monumenti përbëhet nga dy ushtarë Sovjetikë , të cilët ngrenë lart një simbol të BRSS.  pas vitesh mosmarrëveshje dhe dy muajsh luftë, kjo marrëdhënie është prishur.

Vilati Klitschko, kryebashkiak i Kievit, tha: “Demontimi ka filluar sot dhe ne planifikojmë ta përfundojmë sonte. Ne po heqim skulpturën prej bronzi të dy punëtorëve, të instaluar në qendër të kryeqytetit ukrainas në vitin 1982. Rusia tani demonstroi një dëshirë barbare për të shkatërruar shtetin tonë dhe ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko.

Top Channel