Ndotja akustike nga punimet në sektorin e ndërtimit ka shkaktuar një të plagosur me armë zjarri në këmbë.
Një 43-vjeçar punëtor ndërtimi teksa po punonte me babain dhe vëllain e tij pranë kësaj banese janë konfliktuar me një banor të zonës 35 vjeç, i cili u ka kërkuar të ndërpresin punimet për shkak se zhurma e shqetësonte atë dhe familjen e tij.
”Unë kujtova se qëlluan në ajër. Jo se e qëlluan në këmbë. Nuk i dëgjova të debatonin.”
Banorë të zonës, por edhe zonja që ndiqte nga afër punimet në shtëpinë e së bijës shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme.
I ndihmuar nga një person tjetër autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por disa orë më pas ai u kap nga policia e Durrësit.
Top Channel