Shefi i OKB-së viziton Putinin, Von der Leyen: Agresioni rus, kërcënim për të gjithë Europën!

26/04/2022 12:09

Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në Moskë mbërrin Sekretari i Pergjithshem i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në përpjekjen e radhës të diplomacisë ndërkombëtare për ta bërë presidentin rus Vladimir Putin të ulet e të arsyetojë.

Takimi në Kremlin do të ketë në fokus përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe mundësitë për të dërguar ndihmë humanitare dhe korridore të sigurta për civilët, sidomos në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Shefi i OKB-së, 72-vjeçar, planifikon të bisedojë fillimisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Pas ndalesës në Moskë, Guterres, përmes Polonisë Guterres do të shkojë në Ukrainë, për një takim edhe me Volodymyr Zelenskyn.

Ndaj numrit një të OKB-së ishte rritur së fundi presion për një rol më aktiv në ndërhyrje me qëllim fundin e konfliktitmes të Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen e artikuloi hapur se agresioni i Rusisë në Ukrainë është një rrezik i madh për sigurinë e Evropës.

“Në Europë, ne e shohim agresionin e Rusisë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë dhe do të sigurohemi që agresioni i paarsyetuar kundër Ukrainës do të jetë një dështim strategjik. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për lirinë e saj. Dhe për këtë ne vendosëm menjëherë sanksione masive, të theksuar dhe efektive”, ka deklaruar ajo. Von der Leyen shtoi se “vendimet tona do të formojnë dekadat që do të vijnë dhe se përgjigja ndaj agresionit të Rusisë sot do të vendosë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar dhe të ekonomisë botërore.

Top Channel