Gjatë një konference për mediat, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin është pyetur nëse konflikti mund të përhapet përtej Ukrainës, duke u nisur nga shpërthimet e fundit në Moldavi.

Ai është shprehur se SHBA-ja ende po shqyrton shkakun e këtyre shpërthimeve dhe tha se nuk do të donte të shihte përhapje të luftës në shtetet e tjera.

Ai është pyetur gjithashtu nëse është i shqetësuar se do të ketë kërcënime nga Rusia për armët bërthamore si rezultat i aleatëve që i ofrojnë armë të rënda Ukrainës.

Sekretari i Mbrojtjes tha se kjo lloj ideje është shumë e rrezikshme dhe totalisht e padobishme dhe të gjitha palët do të dalin të humbura si përfundim nëse do të ketë një luftë bërthamore. Ai shtoi se Amerika nuk do të angazhohej kurrë në një luftë të tillë.

 

Top Channel