‘Negociata me Sali Berishën, nuk do të ketë as sot e as mot.’ Kështu u shpreh në daljen për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Lidhur me propozimin e Fatmir Mediu që opozita të negociojë si një e vetme në proces, Balla tha se kjo është një cështje që u përket atyre.
“Është një cështje që i takon atyre, sa kohë nuk kanë dakordësi me njëri tjetrin, na duhet të negociojmë me të tre. Sa kohë që nuk kemi azauruar gjithë negociomin, na detyron tradita parlamentare, në këtë fazë zhvillohet ky process. Duam një president me sa më shumë konsensus parlamentar. Dua të shpreh qëndrimin e Ramës, duam të negociojmë me grupet parlamentare të opozitës.
Sali Berisha nuk ekziston, as si grup parlamentar, është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk është grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Për ne nuk ekziston. Dhe s’kemi cfarë negociojmë. Ajo që unë di e besoj ma konfirmoni, unë di që në kuvend rezultojnë grupi i PD, dhe dy grupet me drejtues Mediun e Dodën. Ndaj rregullorja e kuvendit ka përcaktuar se është proces brenda mureve të Kuvendit.
Gjatë këtij procesi PS dhe grupi i saj do të konsultojë edhe vendimmarrje që vijnë nga kryesia e partisë. Më lejoni ta përsërit, kreu i PS ka qenë i qartë duke thënë negociata me Berishën nuk ka as sot as mot.” u shpreh Balla.
Top Channel