Gjenerali amerikan: Duam të shohim një Ukrainë të lirë dhe një Rusi të dobësuar

26/04/2022 17:10

Gjenerali kryesor i SHBA-së, Mark Milley  tha se politika e qeverive që mbështesin Ukrainën është që të shohin atë si një vend luftaraktë lirë e të pavarur ndërsa Rusinë një vend të dobësuar.

“Në fund të ditës, ajo që ne duam të shohim, ajo që unë mendoj se politika e të gjitha qeverive së bashku është një Ukrainë e lirë dhe e pavarur, me territorin e paprekur dhe qeverinë e tyre në këmbë,” tha ai. “Unë mendoj se kjo do të përfshijë një Rusi të dobësuar.”

Ai shtoi se uniteti midis vendeve perëndimore është kyç dhe nuk ka qenë kurrë më i fortë se në këto kohë përballë agresionit rus.

“Uniteti i Perëndimit dhe uniteti i NATO-s, dhe në të vërtetë, uniteti i globit ndoshta nuk ka qenë kurrë më i fortë se sa është përballë këtij agresioni të paprovokuar.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA