Zemërim në Francë nga fitorja e Macron! Makina drejt policisë, qëllohen për vdekje dy vetë

25/04/2022 11:14

Policia në Paris hapi zjarr e qëlloi për vdekje dy persona ndërsa një i tretë u plagos, pasi makina në të cilën ndodheshin refuzoi të ndalonte në postbllok të forcave të rendit por i dha gaz drejt efektivëve, në mesin e protestave që përfshin kryeqytetin francez pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në krye të Elizesë.

Incidenti ndodhi në Pont Neuf, në qendër të Parisit, pak pas rikonfimirmit të Macron në krye të shtetit. “Një makinë iu drejtua forcave të policisë dhe refuzoi të ndalonte. Njëri nga efektivët hapi zjarr duke vrarë dy persina” thanë burime pranë hetimit.

E plagosura është një grua, e cila u godit në krah teksa ndodhej në pjesën e pasme të automjetit tip Volkswagen Polo.Në Paris, protestuesit u përleshën me policinë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që i dha 44 vjeçarit Macron mundësinë historinë të lerë gjurmën e tij pasi u bë i pari president në detyrë në 2 dekada që konfirmon pozitën e vet. Por ndërsa premtoi bashkimin, Macron fitoi në një Francë më të përçarë se kurrë, e sa i madh ishte gëzimi i njërës palë për këtë fitore, po aq i thellë ishte dhe zhgënjimi në krahun tjetër.

Mendimi im? Një zhgënjim shumë i madh. Por Le Pen premtoi se nuk do t`i braktisë francezët, dhe në do të vazhdojmë të luftojmë“, tha aktivist Jérôme Auvray.

Marine Le Pen arriti një rezultat historik, e gjejmë vendin të jemi forcë kryesore opozitare në Francë në zgjedhjet legjislative dhe ky është objektivi ynë i ardhshëm, që Macron të mos ketë shumicën në Asamblene Kombëtare. Bashkëjetësa më duket e nevojshme për mbijetesën e Francës dhe francezëve“, tha Tristan Szyszka, kandidat i RN në Oise.

Protesta pas fitores së Macron pati edhe në Bretanjë, ku megjithatë nuk mungoi kundërshtia e të rinjve ndaj të gjithë politikanëve në garë.

Jemi të pakënaqur sepse ky raund i dytë nuk pasqyron dëshirat e të rinjve. Siç e pamë, të rinjtë dolën masivisht në favor të së majtës dhe në veçanti të Jean Luc Mélenchon. Janë më të moshuarit ata që kanë ardhur. për Marine Le Pen, Emmanuel Macron dhe Eric Zemmour. Kjo është diçka që ne nuk e duam si të ardhme. Ne e refuzojmë plotësisht këtë raund të dytë që për ne është një marrëzi dhe një qorrsokak.”, shprehet studenti Thomas Lefeuvre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA