Për kryeministrin Edi Rama procesi i zgjedhjes së Presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet ku po përfshihen gjithëfarë emrash e njerëzish.
Të tilla sipas tij janë edhe zërat për kandidaturën e Vali Bizhgës në Presidencë.
“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do doja të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë, është e re e vecantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme e më pas të zgjedhin të përfshihen si spektatorë, në të gjitha këto seri javësh. Nuk do të doja të shfokusoheshim. E kam thënë që në fillim që procesi i zgjedhjes së presidentit, stimulon maksimalisht thashethemet e përfshihen gjithëfarë emrash e njerëzish. Përgjigjja ime është negative, nuk ka asnjë të vërtetë në të.
Deklaratat u bënë në nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, ku Rama iu përgjigj interesit të medias.
Top Channel