Mbretëria e Bashkuar publikon humbjet e ushtrisë ruse që nga fillimi luftës

25/04/2022 20:49

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha se afërsisht 15,000 trupa ruse kanë mbetur të vrarë  në luftë.

Ai ka treguar disa detaje nga armët që do të dërgohen në Ukrainë, njëkohësisht tregoi edhe vlerësimin e ri të humbjeve.

“Ministria e Mbrojtjes vlerësoi se rreth 15,000 personel ushtarak rus ishin vrarë, ndërsa rreth 2,000 automjete të blinduara ishin shkatërruar ose kapur”, tha Wallace .

Kjo përfshin të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Wallace shtoi  se Rusia kishte humbur më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Top Channel