Mbretëria e Bashkuar ndihma shtesë për Ukrainën, i dërgon automjete të blinduara Stormer për mbrojtjen ajrore

25/04/2022 17:23

Mbretëria e Bashkuar po i ofron ndihmë Ukrainës duke i dhënë asaj një numër të vogël automjetesh të blinduara Stormer, të pajisura me lëshues për raketat anti-ajrore, në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e vendit.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace bëri me dije se automjetet do të ofronin mbrojtje anti-ajrore me rreze të shkurtër veprimi ditën dhe natën.

Ai tha se raketat Starstreak tashmë ishin vendosur dhe përdorur në Ukrainë për tre javët e fundit.

Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar vlerësoi se një e katërta e forcave ruse të përkushtuara ndaj Ukrainës tani janë bërë jo efektive për luftën dhe e gjithë kjo është si pasojë e rezistencës së Ukrainës, që duhet të jetë një frymëzim për të gjithë botën.

Top Channel