Kush po e sulmon Rusinë? Shkatërrohet depoja e karburantit:Do furnizonte trupat në Donbas!

25/04/2022 12:55

Flakët u ngritën deri në qiell orët e para të ditës së sotme pasi sulme të ndërmarra me raketa ukrainase hodhën në erë dy depozita nafte, që përdoreshin për të furnizuar trupat ruse të angazhuara në betejën për kontrollin e Donbasit.

Depoja e Transneft-Druzhba, të vendosura në qytetin e Bryansk rreth 70 milje nga kufiri ukrainas, u përfshi nga flakët në orën 2 të mëngjesit me orën lokale e 15 minuta më vonë, një zjarr i dytë shpërtheu në një objekt ushtarak aty pranë rreth 15 minuta më vonë. Videoja e momentit të sulmit përfshinte dhe tingullin e një rakete që godiste objektin duke e kthyer në një lëmsh zjarri.

Bryansk është një qendër kyçe logjistike për forcat ruse që luftojnë Ukrainën në Donbas, ndërsa tubacioni Druzhba është një nga rrugët kryesore që nafta ruse të arrijë në Evropë. Shpërthimet erdhën pasi inteligjenca britanike njoftoi se Rusia kishte ‘ende shumë për të bërë për të arritur një përparim të rëndësishëm’ kundër linjave mbrojtëse në Donbas, teksa Ukraina ka imponuar një ‘kosto të konsiderueshme’ për forcat e Putinit.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se mbështetja e dobët logjistike dhe luftarake po e pengojnë avancimin e ushtrisë së Moskës, ashtu sic ndodhi edhe me përpjekjen e dështuar për të marrë Kievin.Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk kanë të ndalur.

Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat ruse po bombardonin vazhdimisht Mariupolin, edhe pse  Kievi i kishte kërkuar Moskës të pranonte një “armëpushim të vërtetë për Pashkët”. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njotoi se raketat e saj me precizion të lartë goditën nëntë objektiva ushtarake ukrainase duke përfshirë katër depo armësh në rajonin e Kharkivit. Raketat goditën edhe zonat e banuara në qytetin port të Odesës.

Sipas zyrtarëve lokalë ukrainas të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën dy ndërtesa banimi në Odesa. Po ashtu tetë persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin Luhansk.

Top Channel