“Finlanda dhe Suedia aplikojnë njësoj në NATO’/ Luftanijet e aleancës tregojnë ‘forcën’

25/04/2022 22:59

Suedia dhe Finlanda kanë rënë dakord që të aplikojnë njëkohësisht për anëtarësim në NATO, raporton gazeta suedeze Expressen.

Të dyja vendet janë dakorduar që të njoftojnë aplikimin e tyre midis 16-22 majit, kohë që përkon me vizitën e presidentit të Finlandës  në Stokholm.

Lajmi vjen në kohë kur tre luftanije të NATO-s kanë mbërritur në portin finlandez të Tuku, të hënën për t’u stërvitur me marinsat atje, .

Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022 “, thuhet në deklaratën e aleancës, Si Finlanda ashtu dhe Suedia janë partnerë të afërt me NATO, por deri më tani kanë qëndruar larg mundësisë për t’ua bashkuar aleancës, së formuar në 1949.

Por pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një realitet të sigurie tashmë në Evropë, dhe të dyja vendet kanë shprehur hapur dëshirën që ti bashkohen aleancës.

Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo do të thotë se kufiri total tokësor midis territorit të NATO-s dhe Rusisë do të rritej për më shumë se dyfish.

Suedia, në anën tjetër, nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por, nëse edhe ajo do t’i bashkohej NATO-s, një gjë e tillë, sipas ekspertëve, do të lehtësonte operacionet e aleancës në Detin Baltik, pasi të gjitha vendet në bregdetin baltik do të ishin pastaj pjesë e aleancës perëndimore – me përjashtim të Rusisë. ​

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore. ​

Top Channel