Dita e sotme solli një numër të lartë largimesh nga Ukraina, OKB-ja zbulon shifrën përfundimtare

25/04/2022 20:39

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar shifrën e civilëve të larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit, ku u regjistruan mbi 45,270.

Deri më tani më shumë se 5.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia nisi sulmet  e saj para dy muajsh.

Numri i të larguarve është ulur ndjeshëm bazuar në statistikat mujore, ku në mars pati 3.4 milionë  të larguar ndërsa fillimi i muajit  prill e deri më tani ka pasur 1.2 milionë të larguar.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që kanë ikur jashtë vendit, ndërsa ligji ushtarak në Ukrainë ndaloi meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç të largoheshin nga vendi.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se më shumë se 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Top Channel