Bashkimi Evropian evakuon 200 ukrainas që kishin nevojë urgjente për kujdes mjekësor

25/04/2022 20:19

Bashkimi Evropian ka evakuuar rreth 200 pacientë ukrainas të cilët kërkonin kujdes urgjent mjekësor nga Ukraina, vendet fqinje dhe spitalet e vendeve evropiane.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari tha se vazhdimi i luftës ka sjellë emigrimin e vazhdueshëm të ukrainasve dhe preson tek sistemi i kujdesit shëndetësor.

Pas kërkesave nga Polonia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina, BE-ja ka transferuar pacientët ukrainas në 11 vende të ndryshme evropiane të cilët kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore në spitale.

Transferimi i pacientëve është mbështetur nga avioni i parë i dedikuar evakuimit mjekësor nga  BE, i cili ka qenë funksional që nga muaji mars.

Top Channel