Avioni bie në një zonë të banuar të Turqisë, raportohet për dy viktima

25/04/2022 17:51

Një avion është rrëzuar këtë të hënë në Turqi, duke i marrë jetën dy personave.

Mediet vendase raportojnë se aeroplani me një motor ra në rrugë në një zonë të banuar në provincën e Bursas.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se flakët po ngriheshin midis ndërtesave ku u rrëzua avioni, me njerëz që po nxitonin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Rrëzimi i avionit dhe flaka e madhe alarmoi banorët, që dolën me nxitim nga shtëpitë. Dy banesa dhe dy automjete pranë vendngjarjes janë dëmtuar.

Shkak për incidentin tragjik dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në avionin stërvitor civil, pasi kushtet e motin ishin të përshtatshme për fluturim.

Në muaj qershor të vitit të kaluar, një tjetër avion civil u rrëzua pranë të njëjtës zonë, ku të plagosur mbetën piloti praktikant dhe instruktori i tij.

Top Channel