Ukraina propozon bisedime me Rusinë për fabrikën e çelikut në Mariupol

24/04/2022 20:48

Këshilltari i presidentit Volodymir Zelenksy, Oleksiy Arestovych ka deklaruar ditën e sotme se Kievi po propozon mbajtjen e një raundi të posaçëm negociatash paqeje me Rusinë, për fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal.

Oleksiy Arestovych sugjeroi se bisedimet mund të synojnë të vendosin një armëpushim dhe të përcaktojnë fatin e civilëve dhe luftëtarëve të bllokuar në qytetin port jugor.

Për javë të tëra, një grup i vogël mbrojtësish ukrainas të vendosur në fabrikën e çelikut në Mariupol kanë penguar forcat ruse të marrin kontrollin e plotë të portit strategjik.

Ka gjithashtu raporte se civilë duke përfshirë fëmijë janë strehuar atje.

Top Channel