U rizgjodh president/ Bashkëshortja e Macron: Një nder i jashtëzakonshëm, kam besim tek ai

24/04/2022 22:29

Gruaja e Emmanuel Macron, Briggite Macron, menjëherë pas fjalimit të bashkëshortit të saj, është shprehur se rizgjedhja e të shoqit përfaqëson një nder të jashtëzakonshëm për të.

Ajo thotë se është gati për një mandat tjetër presidencial pesëvjeçar.

Të gjithë duam që gjërat të ndryshojnë, e uroj me gjithë zemër” thotë ajo

Me sigurimin e një mandati të dytë, ajo thotë se burri i saj ka hyrë në histori dhe ajo shton se është shumë e lumtur për të duke shtuar se Macron ka ambicie për Francën.

“Ai do të bëjë gjithçka për të arritur atje, kam një besim të jashtëzakonshëm tek ai.” shton ajo.

 

Top Channel