Mbështetësit e Le Pen të dëshpëruar për humbjen: Macron do të shkatërrojë gjithçka

24/04/2022 21:31

Francis Pretot, një mbështetës i Le Pen, u shpreh për mediat se ishte i dëshpëruar nga rezultati dhe diferenca e fitores së Macron

“Ai do të shkatërrojë gjithçka”.- tha ai

Pretot tha se kishte qenë i bindur se Le Pen do të fitonte sepse shumë pjesë të vendit po vuanin.

Duke mbajtur në dorë një flamur francez, ai shpjegoi se besonte se e vetmja mënyrë për të krijuar një Francë më të drejtë ishte që tani të ndërtohej një “bashkim i patriotëve” – ​​me fjalë të tjera një koalicion mbështetësish të krahut të djathtë.

Por ai mendoi se do të ishte e vështirë të bëhej.

Top Channel