Festa e Pashkës, Papa bën thirrje për armëpushim: E trishtë, armët po zënë vendin e fjalës

24/04/2022 16:07

Në ditën e kremtimit të Pashkës ortodokse, Papa Françesku ka bërë thirrje që të ulen armët në Ukrainë dhe të vendoset paqja,

Në fjalimin e tij në meshë, Papa tha se është i trishtueshëm fakti që tashmë vendin e fjalëve e kanë zënë armët.

‘Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës“, ishte mesazhi i Papës.

Sot u mbyllën dy muaj luftë në Ukrainë, ndërsa nuk ka shenja paqeje, pasi bisedimet kanë dështuar për disa herë radhazi, përkundrazi, janë shtuar sulmet në disa zona të Ukrainës.

 

Top Channel