Boris Johnson uron Macron për fitoren: Franca është një nga aleatët tanë më të afërt

24/04/2022 21:27

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij të parashikuar si president i rizgjedhur për pesë vitet e ardhshme në Francë.

Boris Johnson shkruan se mezi pret të punojë me liderin e rizgjedhur, që është një nga aleatët më të afërt dhe më të rëndësishëm.

“Urime Emmanuel Macron në rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Franca është një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të rëndësishëm. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet që kanë më shumë rëndësi për dy vendet tona dhe për botën’’, shkruan Jonhson./abcneës.al/

 

Top Channel