“S’ka justifikim për atë që bëra”/ CEO i NVIDA-s pranon aferën me një grua kineze, gjiganti amerikan i teknologjisë nis hetim pas dyshimeve se ajo e përgjonte 09/11 07:23
Ditën e sotme nuk është evakuuar asnjë qytetar nga Mariupoli, pasi përpjekjet e shumta për të krijuar korridore humanitare kanë dështuar.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha autoritetet do të përpiqen sërish nesër për të vendosur një kalim të sigurt.
Ajo i bëri thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme, për të kërkuar një armëpushim nga Rusia.
“Kjo është ajo për të cilën Guterres duhet të flasë në Moskë, nëse ai po përgatitet të flasë për paqen”, tha ajo.
Mariupol pritet të bjerë në duart e forcave ruse, megjithëse një pjesë e vogël i rezistencës ukrainase mbetet në fabrikën e çelikut Azovstal.
Top Channel