Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Austria kundër: Ka rrugë të tjera për të zhvilluar lidhjet

24/04/2022 18:21

Përpjekjet e Ukrainës për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kanë hasur rezistencë nga Austria dhe kjo që e ka zhgënjyer Ukrainën.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg është shprehur se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun e 27-vendeve dhe duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.

Ukraina i ka quajtur komentet strategjikisht dritëshkurtër dhe nuk e ka pritur një rezistencë të tillë nga anjëri vend i unionit.

Bashkimi Europian ka mbështetir Ukrainën gjatë luftës, duke ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj me sanksione.

Top Channel