Vijojnë sulmet në Mykolaiv, vendoset shtetrrethim përpara Pashkëve

23/04/2022 13:41

Forcat ruse vazhduan bombardimet në qytetin e Mykolaiv gjatë natës, e cila çoi në vendosjen e shtetrrethimit përpara Pashkëve.

“Ka pasur përsëri bombardime sonte“, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim.

Për fat të mirë deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa shtetrrethimi do të hyjë në fuqi nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit .

Territori i Mykolaiv në juglindje ka pasur sulme intensive gjatë tre javëve të fundit, duke shkatërruar gjithçka.

Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse, kontrolli i zonës i mbetet Ukrainës.

Top Channel