Regjistrohen më shumë se 30 pas lëkundje gjatë natës në Bosnje
23/04/2022 11:14
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë rajonin e Bosnjes.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik Republikan deri më tani janë regjistruar më shumë se 30 pas lëkundje.
Ky tërmet ka shkaktuar një viktimë, tre të plagosur dhe shumë dëme materiale.
“Të paktën tre persona u plagosën në Stolac në një tërmet të fortë që goditi Hercegovinën”, sipas mediave federale.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Dalmacinë jugore, në qytetin e Dubrovnikut dhe rrethinat e tij, ku shumë dolën në rrugë, por edhe në Zadar, Shibenik dhe Split.
Banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë gjithashtu kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.
Top Channel