Bombardimet në Odesa shkaktojnë pesë viktima, mes tyre një fëmijë tre muajsh

23/04/2022 17:15
Pamje nga sulmi në ndërtesën ne Odesa, publikuar në Twitter

Të paktën pesë persona raportohen të vdekur nga zyrtarët ukrainas, pasi raketat ruse goditën qytetin port të madh të Odesa-s.

Mes viktimave është një fëmijë vetëm tre muajsh, thotë zëdhënësi i qeverisë Andriy Yermak.

Një ndertesë që ndodhej brenda një blloku pallatesh po ashtu u bombardua. 18 persona kanë mbetur të plagsour.

BBC raporton se ka konfirmuar pamjet ku shtëllunga të mëdha tymi dalin nga godinat e banimit. Ndërsa nga Rusia nuk ka ende asnjë reagim për sulmin.

Ndonëse, presidenti rus Vladimir Putin ka përqendruar ushtrinë në rajonin e  Donbasit, ku synon “çlirimin e territorit aty”, sulmet në qytete të tjera të Ukrainës nuk janë ndalur.

Top Channel