Trupat ruse sulmojnë autobusin e evakuimit në qytetin lindor të Ukrainës, raportohet për të plagosur

22/04/2022 17:01

Autobusi i cili po evakuonte civilë nga qyteti lindor i Ukrainës, Popasna u sulmua nga forcat ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase trupat ruse hapën zjarr ndaj autobusit me 25 pasagjerë.

Një i ri mbeti i plagosur, njëkohësisht edhe një grua e moshuar me aftësi të kufizuara.

“Ky evakuim ishte i veçantë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm. U ulën 22 pasagjerë. Aty ishte një djalë 25-vjeçar, i cili u plagos në shpinë e këmbë dhe një grua e moshuar e paralizuar në barelë në dysheme“, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai.

Evakuimi i civilëve ka hasur problematika ditët e fundit, ndërsa sulmet  sulmet ruse janë përqëndruar në zonat lindore.

Prej disa ditësh në shumë zona lindore ka qenë e pamundur evakuimi i civilëve të cilët kanë mbetur të bllokuar.

Top Channel