Nju Jorku ndan 2 milion dollarë për refugjatët ukrainasit

22/04/2022 22:29

Qyteti i Nju Jorkut do të ndajë më shumë se 2 milionë dollarë fonde për të ndihmuar refugjatët ukrainas, që po përjetojnë terrorin e luftës.

Lajmi u dha në një njoftim për shtyp nga zyra e kryebashkiakut, Eric Adams.

Fondet do të shkojnë për zgjerimin e personelit dhe rritjen e aksesit në burimet e fuqishme që janë në dispozicion për të gjithë ukrainasit që banojnë aktualisht dhe të sapoardhurit. Qyteti i Nju Jorkut do të ofrojë gjithashtu një grup të zgjeruar burimesh në javët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e popullsisë më të madhe ukrainase në Shtetet e Bashkuara, tha Adams në një konferencë shtypi këtë të premte.

Top Channel