Moti i keq/ Duhet të kishte mbërritur, trageti i linjës Ankona-Durrës pritet të vijë nesër paradite

22/04/2022 17:12

Trageti i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte pasditen e sotme në portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, për shkak të motit të keq, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të së shtunës.

Për rrjedhojë, po ky traget, nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt portit italian të Barit.

Ndërkohë do të vijojë normalisht lundrimin drejt Barit trageti “Rigel VII” me nisje të parashikuar rreth orës 23:00, ndërsa “AF Claudia” që mbërriti mëngjesin e sotëm nga Bari do të niset tani drejt Ankonës.

Autoritetet po monitorojnë në vazhdim  situatën detare, ndërsa shprehen se në mbrëmje kushtet atmosferike në Gjirin e Durrësit pritet të qetësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA