Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një majmun sulmon një vajzë tre-vjeçare që luante në rrugë të cilën tenton ta tërheqë në një rruginë të errët.
Majmuni agresiv i kërcen në kurriz tre-vjeçares në fshatin pranë Chongqing, në jugperëndim të Kinës.
E vogla ishte duke luajtur vetëm me një biçikletë në rrugën e qetë, para se majmuni ta kapë nga koka për ta tërhequr në rrugen nga erdhi.
Fatmirësisht kalimtarët panë skenën e rrëmbimit dhe ndoqën majmunin derisa shpëtuan fëmijën.
Tre-vjeçarja raportohet se mbeti me një gërvishtje në kokë dhe sigurisht me traumën e rrëmbimit nga kafsha që nuk do të harrojë kollaj.
Zyrtarët vendas thanë se majmuni në fjalë ka kryer dhe sulme të tjera ndaj fëmijëve, shkruan rrjeti vendas Global Times.
Nëna e vajzës tha se ishte në shtëpi duke gatuar. Më pas një fqinj i tregoi atë që kishte ndodhur zonjës Liu e cila kontrolloi ngjarjen në kamerat e sigurisë.
Policia tha se nuk ishin në gjendje të lokalizonin majmunin që kishte ardhur nga zonat malore pranë fshatit.
Autoritetet pyjore thanë se sulme të tilla nga majmunët e egër janë të rrallë.
Top Channel