Civilët kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, kërkohet ndihma e OKB-së

22/04/2022 21:00

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk  kërkon ndihmën e OKB-së për të evakuuar me sukses rreth 100,000 njerëz të bllokuar në Mariupol.

Vereshchuk tha se OKB duhet të përfshihet në rregullimin e korridoreve humanitare, pasi është organizata e vetme me kapacitetin dhe forcën për të parandaluar vdekjet.

Ajo theksoi se OKB deri më tani vetëm po vëzhgonte ngjarjet, duke mos ndërhyrë.

“Evakuimi është i mundur vetëm me ndihmën e OKB-së. OKB-ja dhe Guterres duhet të përfshihen dhe të rregullojnë korridoret. Nuk kemi kohë për të pritur. Këto korridore duhet të vendosen në ditët në vijim”, tha ajo.

Pas kësaj interviste të Vereshchuk u njoftua se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres do të takohet të martën në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Top Channel