Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
Trupat ruse tashmë janë fokusuar në zonat lindore të Ukrainës, ku deri më tani raportohet për 42 fshatra të pushtuara.
“Sot 42 fshatra u shtuan në listën e atyre që janë pushtuar. Kjo është në rajonin e Donetsk. Kjo ndodhi sot dhe mund të jetë që forcat tona t’i rimarrin nesër”, tha një ndihmës i Volodymyr Zelenskyt, sipas Sky News.
Lufta në Ukrainë vijon prej disa javësh, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Ditët e fundit sulmet intensive janë përqëndruar në zonat lindore të vendit duke penguar edhe evakuimin e civilëve.
Top Channel