Më shumë se 7.7 milionë ukrainas u zhvendosën brenda vendit për t’i shpëtuar sulmeve

21/04/2022 16:56

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka publikuar një statistikë të civilëve të zhvendosur brenda vendit,  për shkak të sulmeve Ruse prej disa javësh.

Deri më tani më shumë se 7.7 milionë ukrainas janë zhvendosur duke lënë pas gjithçka, ndërsa numri ka pësuar rritje me 17.5%  ose më shumë se një e gjashta e popullsisë së Ukrainës para nisjes së luftës.

Sipas CNN në një sondazh tjetër të kryer u zbulua se të paktën 60% e të zhvendosurve brenda vendit janë gra, ndërsa 28% e familjeve me fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë pasur vështirësi në sigurimin e ushqimeve të domosdoshme.

Deri më tani mbi pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe janë strehuar në vendet fqinje që nga fillimi i sulmeve më 24 shkurt.

Top Channel