Deputetja e PD-së Albana Vokshi i ka kërkuar sot Enkelejd Alibeajt të bëjë kërkesë në kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar sërish deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.
Në mbledhjen që po mban Grupi Parlamentar në selinë blu, kryetarit të komanduar të PD-së është shprehur se këto janë vendime të marra nga organi i partisë, që nuk mund të zhbëhen nga ai.
Por, pas akuzave të Sali Berishës se është peng i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, prandaj nuk mund të marrë vendime i vetëm, Alibeaj i është përgjigjur se “tani do të marr vendim personal për futjen tuaj në Grupin Parlamentar”.
Në mes të tensioneve brenda të djathtës, kur Lulzim Basha drejtonte ende Partinë Demokratike, i dorëzoi Kuvendit vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Luan Baçit dhe Edmond Spahos.
Top Channel