Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje, pranë statcionit të trenit, ku ka mbetur i plagosur një person.

Top Channel mëson se i pagosur ka mbetur Kujtim Meta, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe një në bark.

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA