Tre shtetas janë arrestuar në kryeqytet pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete.

Një 24-vjeçar që shpërndante drogë u arrestua në rrugën “Asim Vokshi”. Klodian Toshi po udhëtonte si pasagjer në taksi kur u ndalua nga policia dhe me vete iu gjet 900 gramë kokainë.

Gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të shpërndarjes së drogave në doza dhe janë vënë në pranga Adrian Marku dhe Mikel Xhetani. Atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Të arrestuarit do të hetohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA