Një 28-vjeçar i identifikuar si Edis Reçaj është plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Perash të Shkodrës.

Top Channel mëson se i riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimin për plagosjen e tij e ka dhënë reparti i urgjencës, ndërsa policia  ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja  e territorit për të kapur autorin.

Ende nuk dihet nëse ishte atentat, apo plagosje pas një sherri të momentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove për zbardhjen e ngjarjes.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA