Pse të moshuarit në Ukrainë hezitojnë të largohen nga shtëpitë e tyre

18/04/2022 16:44

Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë i ri.

Para se të niste lufta kishte 1500 banorë në Serhiivka dhe fshatyi ishte plotë jetë, shkruan CNN.

Por fshati, rreth 50 km (30 milje) nga vijat e frontit në lindje dhe jug, është zbrazur. Kanë mbetur vetëm 300 veta dhe kryesisht janë të moshuarit.

“Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime,” tha Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, pjesëtar i ri i njësive të mbrojtjes territoriale, me pushkë.

Unë do të qëndroj këtu në Serhiivka dhe do ta mbroj nëse është e nevojshme”, shton ai.

Ndryshe nga të rinjtë, ata hezitojnë të braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën.

Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë, ata kanë lidhje më të forta emocionale me vendin ku jetojnë Ata nuk duan të vdesin askund përveç në shtëpi,” tha Valeriy Duhelnyy, kreu i fshatit.

Top Channel