Medvedchuk kërkon të shkëmbehet me ushtarët e marrë peng të Mariupolit

18/04/2022 17:32

Aleati më i afërt i presidentit rus Viktor Medvedchuk, në Ukrainë ka kërkuar që të shkëmbehet me ushtarët e Mariupolit dhe banorëve.

Qeveria ukrainase thotë se ka kryer tashmë disa shkëmbime të burgosurish me Rusinë, por asnjëra nuk do të ishte aq e profilit të lartë sa kjo. Kremlini ka theksuar më parë se nuk e kishte urgjente shkëmbimin e Medvedchuk, pasi sipas tyre ai është një politikan i huaj.

Gruaja e tij Oksana Marchenko i ka bërë thirrje tashmë kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson që ta shkëmbejë burrin e saj me shtetasit britanikë të kapur nga Rusia në Mariupol. Ajo gjithashtu kërkoi nga të afërmit e tyre që të ushtrojnë ndikim tek ai.

Videoja e re duket e krijuar për të dhënë një ndjenjë që Medvedchuk beson se e ardhmja e tij do të vendoset më mirë në Rusi, sesa në një vend ku ai ishte tashmë në arrest shtëpiak për tradhti.

Top Channel